Rooney “merr me vete” në Brazil fëmijët e tij
12/06/2014 00:00
Wayne Rooney ndodhet në Brazil, sepse sot nis Botërori i futbollit “Brazil 2014”, por ai nuk mund të harronte fëmijët e tij. Kështu që ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, për t’i pasur me vete 2 djemtë, duke stampuar në një çantë foton e tyre.
Futbollisti anglez, Rooney, u fotografua me çantën e personalizuar, teksa dilte nga hoteli në Rio De Janiero, ku është grumbulluar me skuadrën.
Rooney ka thënë: “Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj Anglinë. Kjo është ajo që dua të bëj në Kupën e Botës. Jam gati për këtë Botëror dhe ndeshjet do t’i luaj më së miri”.
Top Channel