1124 telefona celularë kontrabandë

12/06/2014 00:00

Strukturat e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar 1124 telefona celularë të padeklaruar, në Degën e Doganës Kakavijë, duke shmangur hedhjen e tyre në treg në mënyrë të paligjshme.

Telefonat celularë kontrabandë ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kamionit, të drejtuar nga shtetasi Shpëtim Baholli.

Vlera e faturës për mallin është 98,360 euro, ndërsa detyrimi i munguar doganor kap vlerën 2.747.785 lekë. Për këtë shkelje është aplikuar një penalitet prej 5.495.570 lekë, që me detyrimin e munguar doganor kap shifrën 8.243.355 lekë.

Top Channel