Në mbyllje të vizitës zyrtare në Kuvajt, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua me zv/kryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, me të cilët bisedoi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare.

Zoti Meta u shpreh se investimet kuvajtiane janë të mirëpritura në Shqipëri. Gjithashtu, në takim u nda bindja se komisioni i përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet brenda këtij viti do t’i japë një shtysë të re intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe do të forcojë perspektiven e marrëdhënieve afatgjata dypalëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Kuvajtit, zoti Meta u prit gjithashtu nga presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe nga përfaqësues të Fondit Kuvajtian për Zhvillim.

Top Channel