Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Zyrtarët kryesorë të futbollit Europian kanë reaguar menjëherë pas deklaratave nga Sepp Blatter për një rikandidim në vitin 2015 për postin e kreut të FIFA, të cilin ai e mban që prej vitit 1998 dhe tashmë kërkon një mandat të pestë.
Sipas burimeve të UEFA-s, Blatter, tashmë në moshën 48 vjeçare, ka thënë në Sao Paolo se do të kërkojë një tjetër mandat.
Kjo deklaratë e tij hedh poshtë një premtim që ai kishte dhënë në vitin 2011 se nuk do të rikandidonte sërish.
CNN ka bërë të ditur se situata ka qenë mjaft e tensionuar menjëherë pas deklaratës së Blatter. I pari që ka reaguar ka qenë presidenti i Federatës Holandeze të futbollit, Michael Van Praag.
“Këtu nuk ka asgjë personale, por reputacioni i FIFA-s është i lidhur sot pazgjidhshmërisht me korrupsionin”, tha holandezi Praag.
Edhe David Gill, përfaqësues i Federatës Angleze, i bëri thirrje Blatter-it të rishikojë vendimin e tij.
Jo vetëm përfaqësuesit e Anglise dhe Holandës dolën kundër një rikandidimi të kreut aktual të FIFA-s, por edhe 4 anëtarë të komitetit ekzekutiv të tij dhe sekretari i përgjithshëm, Gianni Infantino, ishin kundër Blatter.
Top Channel