Victoria Beckham prezanton koleksionin në “rrugët” e New Yorkut

10/06/2014 00:00

Victoria duket shumë e zënë sepse është duke u marrë me përgatitjet e fundit të koleksionit të saj më të ri Pranverë-Verë 2015. Por nuk harron që të na japë një aromë nga koleksioni që pritet të prezantohet. 

Stilistja që u fotografua në rrugët e New York-ut mbante veshur një fustan me motive të luleve të vogla dhe një rrip të kuq në  bel që theksonte elegancën e saj. Koleksioni i ri i duket se ka marrë një inspirim nga vitet 1950 , me motive të luleve por gjithashtu edhe fustane tejet elegante pothuajse poshtë gjurit me një të çarë sensuale.

Ndërsa disa ditë më parë  u fotografua në aeroportin JFK në New York sërish me një fund me të njëtat motive të luleve të vogla dhe një këmishë.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel