Rama: Plotësuam edhe “tekat” e BE-së

10/06/2014 00:00

Aklualiteti në Shqipëri ishte ne qendër të një bashkëbisedimi me studentët e një universiteti privat ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama. Që në fillim interesimi studentëve lidhej me statusin.

“E rëndësishme është që këtë herë, Këshilli nuk ka asnjë justifikim të mundshëm në raport me vetë Shqipërinë. Sepse ajo që Këshilli kërkoi në dhjetor ishte “pak më shumë kohë”, për të thënë: A është Qeveria e Shqipërisë garanci se çfarë u pa në muajt e parë vazhdon pa probleme në vijim, apo muajt e parë ishin vetëm flakë kashte? Dhe ne ia dolëm kësaj. Tani mbetet për të parë reagimin e Këshillit”, tha Rama.

Kryeministrit iu kërkua të komentonte rreth situatës ekonomike në vend pas dhënies së kredisë nga FMN-s.

“Borxhi nuk u rrit sepse ne krijuam një borxh të ri, por ne thjeshtë e legalizuam një borxh të fshehur dhe të padeklaruar, prej 720 milionë dollarësh. Një borxh i akumuluar në formën e mospagesave të kompanive për punë publike dhe për shërbime. Ndërkohë marrja e borxhit nga FMN dhe BB, me terma shumë avantazhues, u bë në radhë të parë, për të paguar mbrapsht këto borxhe dhe sigurisht, për t’i dhënë një frymëmarrje ekonomisë, përmes pagesës së këtyre borxheve. Një injektimi që praktikisht ka filluar të japë efektet e para. Kështu që, unë besoj që kemi marrë 2 efekte pozitive: E para, kemi rikthyer ekonominë në lëvizje dhe e dyta, kemi futur ekonominë në rrugën e stabilitetit, duke vënë rregull mbi gjithë ato libra llogarish që ishin thuajse duke dalë jashtë kontrollit, deklaroi Rama.
 
Duke u ndalur në reformën në arsim Kryeministri e konsideroi atë  tepër e rëndësishme që kërkon kontributin sa të sektorit publik, aq edhe atij privat, po ashtu edhe të ekspertëve të fushës.   Rama  nënvizoi se dy kriteret themelore mbi të cilat do të bazohet kjo reformë janë merita dhe konkurrueshmëria. Sipas shefit të qeverisë shqiptar për një sistem të shëndetshëm të arsimti të lartë duhet që universitetet t’i nënshtrohen konkurrencës së barabartë dhe për këtë, është i nevojshëm edhe një sistem akreditimi i besueshëm. 
 

Top Channel