Protestë kundër hidrocentralit

10/06/2014 00:00

Mbrëmjen e së hënës banorët e fshatit Valikardh në komunën Zerqan, protestuan kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonën e tyre.

Protesta degjeneroi në dhunë dhe një grup personash hynë me forcë në kantierin e ndërtimit, duke shkatërruar disa subjekte dhe duke përmbyur edhe automjetet.

Banorët u përleshën me rojet private të sigurisë së kantierit. Këta të fundit kërkuan edhe ndihmën e policisë, që kur mbërriti bëri të mundur uljen e tensioneve dhe shoqeroi disa prej banorëve të përfshire në aktet e dhunës.

Ngjarja nisi pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20, persona nga zonat përreth u mblodhën në hyrje të kantierit për të penguar aty hyrjen e mjeteve të rënda.

Ata kërkojnë që hidrocentrali të mos ndërtohet për shkak se shfrytëzimi i ujërave të liqenit të Zi do të linte pa vaditje tokat e tyre.

Top Channel