Lezhë, nis regjistrimi i tregtarëve

10/06/2014 00:00

Zyra e tatimeve në Lezhë i ka shpjeguar tregtarëve që nuk pranonin të regjistroheshin se sa do t’u duhet t’i paguajnë në të vërtetë shtetit që të përfitojnë edhe sigurimet shoqërore, pensionet, por edhe ato shëndetësore.

Sipas një letre sqaruese, ata detyrohen të paguajnë vetëm 199 lekë në ditë. Në muaj pagesa e sigurimeve shoqërore është 2.500 lekë, 1.400 lekë janë sigurimet shëndetësore dhe 2.083 tatimi i thjeshtuar, ndërsa tarifa e shërbimit të tregut nga 2 mijë lekë ulet në 1.500 lekë.

Duket se kjo zgjidhje është pranuar nga një pjesë e tregtarëve të cilët kanë nisur të përgatisin dokumentet e kërkuara për t’u regjistruar. Ndërkohë, ka ende disa që nuk janë dakord.

Prej disa ditësh tregu i Lezhës, një nga më të mëdhenjtë në veri me gati 350 vende shitje, protestonte për shkak se zyra e tatimeve iu kërkonte të regjistroheshin për të mos punuar më në të zezë.

Prej 11 vitesh ky treg funksiononte pa asnjë taksë apo edhe pagesë sigurimesh shoqërore, duke bërë që shumica e tregtarëve të rrezikonin edhe të mos merrnin pension kur të mbushnin moshën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta