Kavajë, 2 në pranga për maturën shtetërore

10/06/2014 00:00

Administratori dhe drejtori i një shkolle të mesme private në qytetin e Kavajës janë arrestuar pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë tentuar t’i japin provimin shtetëror të maturës një personi që aktualisht gjendet në Itali.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Qani Gjylsheni, me detyrë administrator i shkollës së mesme “Dituria”, si dhe Hajri Arkaxhiu, drejtor i kësaj shkolle.

Këta persona në bashkëpunim dhe me shtetasit Shpëtim Alia e Ramazan Murati kanë tentuar që përmes falsifikimit të dokumentave shtetërore t’i japin provimin e maturës personit që ndodhet jashtë vendit, duke shfrytëzuar detyrën.

Top Channel