Etapa e dytë e Rally Albania

10/06/2014 00:00

Ka përfunduar etapa e dytë e Rally Albania me gjatësi 190 kilometra në Parkun Kombëtar të Lurës.

Në kategorinë për motorra, fituesi i etapës është Onsrej Klymciw. I dyti përfundoi Christian Pastore, ndërsa i treti Andrea Cosentino.

Në kategorinë e makinave fitoi etapën e dytë Almir Dervishaj, i dyti Spartak Marku dhe i treti italiani Foschi.

Në këtë etapë, pilotët shqiptarë Misha dhe Mati pësuan aksident, fatmirësisht pa pasoja.

Etapa e tretë e Rally Albania do të jetë Peshkopi-Orikum, me gjatësi 490 kilometra.

Top Channel