Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë “Ajo tha Po. Po-ja më e rëndësishme e jetës time. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen. Të dua gruaja ime”, kështu ka shkruar Maria Balotelli duke informuar të gjithë fansat e tij se i ka kërkuar dorën të dashurës, Fanny Neguesha. Vendi ku i ka dhuruar unazën ka qenë Rio de Janiero gjatë perëndimit të diellit. Ai ndodhet në Brazil, ku të enjten nis Kupa e Botës.
Edhe Fanny duket se nuk është menduar dy herë. Ajo nëpërmjet një postimi ka shpërndarë lumturinë e saj duke shkruar, “sot thashë po-në më të rëndësishme të jetës time. Kjo ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time. Të dua i pari dhe i vetmi burrë për mua”.
Çifti është takuar gjatë kohës kur Balotelli luante për Manchester City. Pasi janë ndarë, bashkuar ata kanë arritur të gjejnë paqen për të hedhur hapin e madh. Shpresojmë që kjo të jetë me të vërtetë përgjithmonë.
Top Channel