U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Edhe pse është shpallur Park Kombëtar, cka do të thotë që mbrohet me ligj, gjate viteve të fundit Lura është prerë dhe shkatërruar nga kontrabandistët të cilet nuk kanë kursyer as pemët e vjetra e të rralla.
Prerjet e paligjshme dhe të vazhdueshme kanë bërë që dëmi ekonomik, turistik dhe mjedisor në këtë perlë të Shqipërisë të jetë i pallogaritshëm.
Ministria e Mjedisit ka vendosur që të ndërhyjë më në fund jo thjeshtë për të frenuar shkatërrimin e cfarë mund të ketë mbetur, por për të rimbjellë parkun dhe pastruar liqenet e mrekullueshme.
Jane mbi 2 milion pemë që janë planifikuar të mbillen në një sipërfaqe prej 300 hektarë. Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako tha se Ministria e Mjedisit ka kontraktuar dy subjekte private, të cilat deri në fund të vitit duhet të kenë përfunduar shtrimin e 18 kilometrave rrugë dhe rehabilitimin dhe pastrimin e gjithë liqeneve.
“Investimi në Parkun Kombëtar të Lurës, në harkun e një vit mendohet të shkojë në vlerën e mbi 1 milion dollarëve të dhëna vecanërisht për rikthimin në identitet të këtij Parku, ku faza e parë do të jetë rehabilitimi i infrastrukturës rrugore hyrëse në Parkun e Lurës, vendosja e sinjalistikës orientuese, pastrimi i ambienteve të parkut dhe liqeneve të tij, për të kaluar më pas në fazën e dytë tek ripyllëzimi i parkut në një sipërfaqje rreth 300 hektarë. Fidanët që kryesisht do të mbillen janë robull, arni dhe hartine”, thotë Alqi Bllako.
Por vec rehabilitimit të plotë të Lurës Ministria e Mjedisit ka siguruar një fond prej 5 milion eurosh që do të përdoren për të ndërhyrë në ripyllëzimin e disa zonave të mbrojtura.
“”Investime në parqe të tjera si në atë të Divjakë-Karavastasë, në peisazhin e mbrojtur të Lumit të Bunës, Velipojë, në shëtitoren e Drinit në Lezhë, në Kune Vain në Tale dhe në shumë zona të tjera”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Gjatë viteve të fundit janë prerë dhe djegur qindra-mijëra haktarë pyje edhe në zona të mbrojtura, duke i shkaktuar vendit një dëm të madh mjedisor dhe ekonomik.
Top Channel