Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Turqia e klasifikoi frontin al-Nusra, një grup radikal islamist të lidhur me al-Qaeda-n që po lufton në Siri, si organizatë terroriste.
Një hap i tillë konsiderohet kthesë e rëndësishme në politikën e Ankarasë, ndaj konfliktit sirian.
Ky vendim i qeverisë turke është në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera Perëndimore. Uashingtoni e ka renditur al-Nusra-n në listën e grupeve terroriste, që prej Dhjetorit 2010.
Vëzhguesit thonë se Ankaraja kishte dhënë një mbështetje të heshtur për organizatën në fjalë, duke kuruar të plagosurit e saj, duke i siguruar mbështetje logjistike, e duke i lejuar forcat e grupit të përdornin territorin turk për të rimarrë veten.
Top Channel