Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur
Maria Sharapova mundi 22-vjeçaren Simona Halep duke fituar turneun Roland Garros. Rusja ishte e rrethuar nga qindra fansa, fotografë teksa pozonte me trofeun në dorë dhe në sfond dukej Kulla Eiffel.
Tenistja ruse dukej e magjishme dhe super elegante me një fustan të shkurtër dhe taka.
Ajo tha për ‘BBC’ se “këto tituj janë të pazëvendësueshëm. Nuk është se kam lindur një lojtare tenisi si Nadal, por unë duhet të punoj shumë dhe kam punuar shumë për të patur këtë pozicion.”
Kjo ishte finalja e tretë në Roland Garros ku mori pjesë Sharapova, kur titullin e parë e fitoi në vitin 2012 dhe vitin e shkuar e humbi në përballjen me tenisten amerikane Serena Williams.
Ajo tha se ishte shumë e kënaqur me fitoren: “Nëse dikush do të më kishte thënë në një fazë të karrierës se do të kisha më shumë tituj Roland Garros se “grand slam”-et e tjerë, sigurisht që nuk do ta kisha besuar”.
Top Channel