Protestë për pronën e privatizuar

09/06/2014 00:00

Banorët e disa familjeve të fshatit Griqan, në Komunën Labinot-Fushë, kanë protestuar kundër tjetërsimit të pronave në këtë zonë.

Ata shprehen se janë pronarë të ligjshëm të tokës, ku dikur ndodheshin ish-rezervat e shtetit, ndërkohë që – sipas tyre – toka është privatizuar në kohën e ndërrimit të qeverive, në vitin 2013, në kundërshtim me ligjin.

Kryetari i Komunes Labinot-Fushë shpjegon se, me dokumentacion, kjo është pronë e Komunës, rreth 4.6 hektarë, dhe privatizimi është i paligjshëm, pasi nuk është marrë asnjë vendim komune.

Sipas banorëve, personi që e ka privatizuar këtë truall po e shet atë pjesë-pjesë dhe problemi i tyre po përshkallëzohet në konflikte të njëpasnjëshme. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse, për të mbrojtuar pronën e tyre.

Top Channel