‘Telenovela’ Campello-Morata, media spanjolle: Jetojnë të ndarë nën një çati…
Kur thua Brazil, të shkojnë në mendje vajzat, plazhet, karnavalet dhe futbolli.
Botërori “Brazil 2014” po afron dhe, pas pak ditësh, do të startojë aktiviteti më i madh futbollistik në nivel global, i cili sigurisht që nuk do të ndiqet vetëm nga të apasionuarit e futbollit.
Përveç sportit më të populluar, ky Botëror do të mbledhë në Brazil edhe disa nga bashkëshortet apo të dashurat e futbollistëve, të cilat do të garojnë mes njëra-tjetrës në një tjetër botëror, atë se cila prej tyre do të bëjë më shumë figurë dhe do të tërheqë vëmendjen e brazilianëve, mediave dhe paparacëve.
Bashkëshortja e Cristiano Ronaldo-s, Irina Shayk, shihet si favoritja kryesore për të fituar trofeun e “Botërori i femrave”. Mbështetja e modeles më të famshme në planet do të jetë e ndarë në dy pjesë, gjysma për Rusinë dhe gjysma tjetër për Ronaldon. Dëshira e saj është që, këto dy skuadra, Rusia dhe Portugalia, të mos përballen me njëra-tjetrën, të paktën deri në finale, pasi është e pavendosur kë të mbështesë më parë.
Në Brazil do të jetë dhe modelja italiane, Melissa Satta, e cila është e fejuara e Kevin-Prince Boateng. Edhe pse sapo është bërë nënë, 28-vjeçarja i ka ruajtur linjat dhe pritet të bëjë shumë figurë.
Mediat botërore kanë theksuar se, një sy i paparacëve do të jetë edhe te Fanny Neguesha, e dashura e Mario Balotelli-t, sulmuesit italian që njihet për bëmat e tij, brenda dhe jashtë fushe.
Neymar do të jetë shtylla e kombëtares braziliane në futboll, ndërsa e dashura e tij, Bruna Markezine, pritet të jetë favoritja e tifozëve vendas në botërorin e femrave.
Bashkëshortja e Leo Messi-t shfaqet gjithnjë e qeshur. E gjithë Argjentina shpreson që ajo të jetë po kaq e qeshur deri në fund të Botërorit.
Femrat spanjolle do të përfaqësohen në “Brazil 2014” nga Pilar Rubio, e cila është bashkëshortja e kampionit të botës në fuqi, Sergio Ramos.
Duke qenë se ky Botëror do të jetë i fundit për Steven Gerrard, atëherë edhe mediat angleze i kanë dhënë mundësinë gruas së tij, Aleks Curran, të marrë pjesë në botërorin e femrave. Shanset janë të pakta, por asnjëherë nuk i dihet, thonë anglezët.
Rikuperimi i Khedira-s, më shumë se sa trajnerin Loë, ka gëzuar të dashurën e mesfushorit, Lena Gerke, e cila nuk mund të mungonte në një eveniment kaq të madh.
Franca ka zgjedhur të dashurën e re të Benzema, Manon Marsault, si femrën që do t’i sjellë fat kombëtares së Deschamps.
Nuk kishte se si të mungonte në këtë kampionat femrash, Jolanthe Kabau, gruaja e fantazistit holandez Wesley Sneijder, e cila, pasi zuri vendin e parë mes femrave holandeze, tashmë kërkon dhe vendin e parë në Brazil.
Top Channel