U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Plot 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të hënën provimit të detyrueshëm të matematikës që do të zhvillohet në 212 qendra.
Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se testi është i bazuar në programinin e zhvilluar gjatë tre viteve në shkollë: “Nxënësit duhet të marrin 10 pikë, pra 20% të pikëve për të qenë kalues.”
Nxënësit duhet të vijnë me mjete identifikimi dhe nuk duhet të kenë telefona me vete: “Mos lejoni nxënësit të përdorin celular gjatë ditës së provimit. E kemi thënë edhe për provimet e tjera, por në provimin e matematikës nuk lejohen në mënyrë të prerë të përdoren celularët. Nxënësit do të përjashtohen.”
Ministria e Arsimit ka kërkuar që as administruesit e Maturës Shtetërore të mos kenë me vete telefona dhe prindërit të qëndrojnë larg ambjenteve ku do të zhvillohen provimet.
Top Channel