F1, Adrian Newey rinovon me Red Bullin

08/06/2014 00:00

Adrian Newey do të vazhdojë të dizenjojë makinat e Red Bullit duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të tij nga skuderia kampione në fuqi e Formulës 1.

Ja çfarë lexohet në komunikatën e ekipit austriak:

Red Bulli ka kënaqësinë të konfirmojë se ka zgjatur kontratën me Adrian Newey për disa vite të tjera. Adrian do të punojë në projekte të reja teknologjike të Red Bullit, si menaxhimi i Infiniti Red Bull Racing, dhe zhvillimi i makinave të Formulës 1.

Adrian Newey është gjeniu pas makinave Red Bull që kanë fituar kampionatin për pilotë dhe konstruktorë në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Top Channel