Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Bienalja e Venecias ka qenë një rast që kryeministri Edi Rama të heqë “rrobat” e politikanit dhe t’i kthehet dashurisë së tij të vjetër prej artisti. Në të vërtetë, edhe nga politikani nuk hoqi krejt dorë, veçanërisht pasi vizitoi pavionin e Shqipërisë kushtuar arkitekturës.
I titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhshmërisht të Parealizuara”, në pavion u prezantuan punët e dy artistëve shqiptarë: një e quajtur “Shtesat”, një seri pikturash nga Edi Hila; dhe tjetra e quajtur “Kolona”, nje videoinstalacion nga Adrian Paci.
Për Edi Ramën, artist dhe politikan, prania e Shqipërisë në Bienale ishte prezantimi i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe artit.
“Për ne, për mua si kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër për të paraqitur këtë anë tjetër të vendit, që paraqet një panoramë shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë”, deklaroi Rama.
Për të gjitha këto arsye dhe si dikush që i njeh mirë këto ambjente artisktike, Rama e përshkroi pavionin e Shqipërisë si një sukses të gjithëpranuar të Bienales së Venecias. Një vlerësim që nuk mungoi të bëhej publik edhe nga kuratorët.
“Gjëja e veçantë dhe jashtëzakonshme e Shqipërisë është se në çdo kohë, ajo ka lënë gjurmë të forta, por që vërtet asnjëherë të përmbushura e të përmbyllura. Artistët tregojnë sesi kjo situatë, që për shumë sy europainë mund të duket një disavatanzh, përbën një mundësi për të krijuar potenciale, si një instrument kryesor për të imagjinuar arkitekturën në shekullin e 21-të”, tha një prej kuratorëve.
“Ky projekt nuk mbaron këtu, por shërben edhe si pikënisja e një debati që mund të vazhdojë veçanërisht në Shqipëri, sepse ky është edhe qëllimi ynë, pra, jehona dhe rezonanca e tij në vendin e origjinës”, tha gjithashtu një prej artisteve shqiptare.
Pavijoni i Shqipërisë u kurua nga Beyond Entropy Europe, fitues i “Luanit të Artë” në Bienalen e Artit, vitin e kaluar në Venecia dhe siç thotë ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, përtej një pune artistike, evenimente të tilla janë raste ku Shqipëria prezantohet me dinjitet dhe flet të njëjtën gjuhe me kombet e qytetëruara.
Top Channel