Irak, militantët marrin peng studentët

07/06/2014 00:00

Militantët mësynë një universitet në Ramadi të Irakut, ku morën peng për pak kohë me dhjetëra studentë e pjesëtarë të stafit përpara se të tërhiqeshin për shkak të zjarrit të forcave të sigurisë.

Besohet se agresorët ishin ndjekës të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. Provinca perëndimore e Anbarit është një nga vatrat e dhunës sektare në rritje, me një numër të madh zonash nën kontrollin e luftëtarëve sunitë.

Zonat në fjalë përfshijnë edhe Ramadin ku militantët përplasen prej muajsh tashmë me forcat e qeverisë shiite të vendit.

Top Channel