Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin Skuadrat pjesëmarrëse në Brazil 2014, nuk janë të vetmet që po zhvillojnë një fazë përgatitore para Botërorit.
Arbitrat të cilët do të gjykojnë ndeshjet e këtij eventi janë grumbulluar në Rio de Zhaneiro dhe nën drejtimin e shefit të gjykimit të FIFA-s, Masimo Busaka po studiojnë mbi rastet e dyshimta që mund të dalin gjatë ndeshjeve të botërorit.
Sipas Busakës, arbitrat duhet të jenë gjatë gjithë lojës vigjilent për të mos lejuar fiksimin e rezultateve të këtij botërori me raste të dyshimta dhe flagrante.
Drejtuesit e FIFA-s kanë theksuar se në ndeshjet e këtij botërori do të përdoret dhe teknologjia në portë, e cila do të njoftojë menjëherë gjyqtarin kryesor nëse topi ka kaluar ose jo vijën fatale.
Ky system ka kushtuar rreth 170,000 euro.
Top Channel