Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje
Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj gjatë së premtes, i cili u lejon hebrenjve “sephardic”, të përjashtuar nga vendi gjatë vitit 1492, të kërkojnë shtetësia spanjolle, pa hequr dorë nga shtetësia aktuale e tyre.
Edhe pse projektligji duhet të miratohet fillimisht nga Parlamenti spanjoll, përpara se të kthehet në ligj, ka shumë pak gjasa që të mos ndodhë diçka e tillë, pasi konservatorët në pushtet kanë mazhorancën absolute parlamentare.
“Ky ligj përcakton kriteret për dhënien e shtetësisë spanjolle ndaj shtetasve sefardikë”, tha zv/kryeministri Soraya Saenz de Santamaria, gjatë një konference për shtyp pas takimit të përjavshëm të kabinetit.
Rreth 300 mijë hebrenj jetonin në Spanjë përpara se “Reyes Catolicos”, siç njiheshin ndryshe monarkët Isabella dhe Ferdinand, urdhëruan hebrenjtë dhe muslimanët të konvertoheshin në besimin katolik, ose përndryshe të largoheshin nga vendi.
Ligji, i cili u njoftua fillimisht në Shkurt, lejon maksimalisht rreth 3,5 milionë hebrenj sephardic, – paraardhësit e të cilëve u vendosën më pas në vende si Izraeli, Franca, SHBA, Turqia, Meksika, Argjentina dhe Kili, – për të aplikuar më pas për shtetësi spanjolle.
Aplikantët duhet të provojnë prejardhjen sefardike përmes një çertifikate të lëshuar nga federata e komunitetit hebre në Spanjë, ose nga krerët e komuniteteve hebreje në vendet ku janë, përmes gjuhës së tyre apo rrënjëve fisnore.
Ligji spanjoll nuk lejon normalisht dyshtetësinë, me përjashtim të shtetasve të fqinjëve Andorra apo Portugali, apo vendeve ish-koloni si Filipinet, Guinea Ekuatoriale apo vendet amerikano-latine.
Top Channel