Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten në Paris bisedimet e para kokë më kokë me udhëheqësit perëndimorë që nga fillimi i krizës në Ukrainë, takime që nuk përfshinë shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama.
Në grumbullimin e krerëve të shteteve për ceremonitë e 70-vjetorit të zbarkimit në Normandi, Putin bisedoi me kryeministrin britanik David Cameron dhe presidentin francez Francois Hollande në Paris, vetëm disa orë pasi Obama dhe aleatët perëndimorë u takuan në Bruksel, pa praninë e Rusisë për herë të parë në dy dekada.
Forumi u përdor nga liderët e G7-s për të dënuar mbështetjen e vazhdueshme që Moska po i jep separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Më vonë, Obama i kërkoi Rusise të negociojë direkt me qeverinë e sapo-zgjedhur të Ukrainës dhe i bëri nje thirrje te drejtpërdrejtë Putinit të ndalojë kalimet ndërkufitare të luftëtarëve të armatosur rusë në Ukrainë.
Liderët paralajmëruan vendosjen e sanksioneve të tjera ekonomike brenda disa javësh, nëse Kremlini nuk ndryshon qendrim. Edhe takimin kokë më kokë në Paris me Putinin, kreu i ekzekutivit britanik, Cameron e përdori për t’i përcjellë një mesazh të qartë.
“status quo-ja e situatës aktuale është e papranueshme e duhet të ndryshojë. Rusët duhet ta njohin presidentin e ri të Ukrainës e të bashkëpunojnë me të. Na nevojitet një çtensionim i gjendjes dhe kalimi i armëve dhe njerëzve përtej kufirit duhet të marrë fund”, tha Cameron.
Vëmendjes së medias nuk i shpëtoi fakti që i dëshpëruar të mos ofendojë asnjërin prej të ftuarve të tij, shefi i Elizesë, Francois Hollande u takua për darkë me Putin dhe veçmas me Obaman, ndërkohë që është e pazakontë për Presidentin francez që të ulet për dy vakte brenda së njëjtës mbrëmje.
Top Channel