Juncker kritikon shtypin britanik

06/06/2014 00:00

Kandidati për president i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka kritikuar shtypin britanik, duke thënë se vëmendja e madhe e kushtuar ndaj tij ishte një ‘lëvizje e dëshpëruar’.

Ish-Kryeministri i Luksemburgut tha në një takimi privat në Bruksel se fotografët britanikë janë vendosur jashtë banesës së tij. Ai është emëruar si kandidat nga grupet partiake në Europë.

Juncker është shprehur tepër i irrituar me mënyrën se si po trajtohet nga shtypi britanik kandidatura e tij për një nga funksionet më të larta të BE-së. Ai tha se përkrahësit e tij duhet të përgatiten për më të keqën, pasi mund të ketë ofendime dhe mënyra të ndryshme për të penguar fushatën.  

Kancelarja Merkel ndryshe nga Cameron dhe Hollande është pozicionuar qartë për Jean-Claude Juncker, në debatin për postin kryesor të Komisionit Europian.

Top Channel