Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje
Një zyrtar amerikan tha të enjten se administrata Obama do të transferojë të burgosur të tjerë gjatë këtij viti nga burgu i Guantanamos, pavarësisht polemikave që lindën pas shkëmbimit të 5 të burgosurve talebanë me ushtarin e fundit të mbajtur nga talebanët në Afganistan.
“Një numër i konsiderueshëm të burgosurish do të transferohen në faza të ndryshme nga Guantanamo”, tha zyrtari i administratës.
Zyrtari ka pranuar të thotë se 149 të burgosur që gjenden aktualisht në qendrën e burgimit të SHBA-ve në bazën detare në Kubë janë drejt transferimit të plotë. Kampi i Guantanamos, i kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut është vënë sërish në qendër të vëmendjes që prej ditës së shtunë, rreshteri Bowe Bergdahl, 28 vjeç, u lirua nga talebanët, pasi ishte marr peng që prej 5 vjetësh dhe në shkëmbim të tij SHBA-ja liroi 5 talebanë që mbaheshin në Guantanamo prej 12 vjetësh.
Ky shkëmbim, i cili u mor pa konsultën me Kongresin, zemëroi ligjvënësit, veçanërisht republikanët që tashmë janë skeptik në lidhje me qëllimet e Presidentit Obama.
Top Channel