“PD do jetë partia e seksionit”, Berisha mbledh Kryesinë, porosi demokratëve: Të lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë, të shfrytëzojmë potencialet tona
Greqia ka mbështetur dhe do të mbështesë Shqipërinë, deri sa kjo të marrë statusin e vendit kandidat në BE, ka deklaruar në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstantinos Koutras.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, në lidhje me përmbajtjen e raportit të përkohshëm të Komisionit Europian për Shqipërinë, ai ka deklaruar: “Raporti i përkohshëm i Komisionit Europian për Shqipërinë vlerëson pozitivisht përpjekjet dhe reformat në disa fusha kyçe, në prag të vendimit të ardhshëm të Këshillit të BE, në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Greqia tashmë është shprehur në favor të dhënies së statusit të kandidatit në Dhjetor të 2013-s, kur çështja është diskutuar për herë të parë në Këshill. Greqia vazhdon të besojë se Shqipëria ka shfaqur rezultate të dukshme të rëndësishme dhe ka treguar vullnet politik për të promovuar reformat konkrete kuptimplota në konteksin e ecurisë së saj drejt Europës. Duke pasur Presidencën e Këshillit, Greqia do të synojë të arrijë miratimin e vendeve anëtare të BE-së, në menyrë që t’i jepet statusi i kandidatit Shqipërisë, si pjesë e rolit të saj institucional”, ka përfunduar z. Kutras.
Athina ka shprehur disa herë, vitin e fundit, dhe sidomos përgjatë 6 muajve të Presidencës së saj europiane, mbështetjen ndaj Tiranës, duke vënë në dukje rezultatet pozitive të reformave të nisura nga qeveria shqiptare, ashtu siç ka theksuar edhe së fundmi nga samiti i Ministrave të Jashtëm të BE në Selanik, edhe shefi i diplomacisë greke, Evangjelos Venizelos, kur ka theksuar dëshirën e Greqisë për vizionin euroatlantik të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Top Channel