Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje Miliona njerëz në mbarë botën përkujtojnë sot 70-vjetorin e Ditës së Fitores, zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës, një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Përvjetori ngjall kujtime për veteranët e moshuar të luftës, por është domethënës edhe për të tjerë që u prekën qoftë edhe jo drejtpërdrejtë prej saj. Qindra ish-ushtarë kanë mbërritur në Normandi për ceremonitë kremtuese të D-Day.
Kryetarët e shteteve janë takuar Ouistreham, njëri prej pesë plazheve ku trupat aleate zbarkuan 6 qershorin e vitit 1944. Presidenti francez Francois Hollande mbajti fjalimin përshendetës, e pas tij fjalën e mori shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.
“Plazhet e Normandisë kanë qenë koka e urës së demokracisë”, u shpreh Obama. Të pranishëm janë edhe mbreteresha Elisabeth, presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij i porsazgjedhur ukrainas Petro Poroshenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kjo e fundit, në një prononcim për një gazetë franceze me rastin e kësaj dite të shënuar, u shpreh se paqja dhe liria mund të vihen në rrezik edhe në ditët e sotme, duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura së fundmi në Ukrainë.
“Javët e fundit kanë treguar se skemat e rrezikshme antike të mendimit nuk janë larguar ende nga librat e historisë. Paqja dhe liria mund të vihen fare lehtë në rrezik dhe Ukraina është shembulli tregues. Shqetësimi për formimin e vijave të reja të demarkacionit mbetet i madh”, tha Merkel.
Mijëra trupa amerikane, angleze dhe kanadeze sollën një riinskenim të zbarkimit që shënon fillimin e fundit të pushtimit nazist në Europë. Ceremonitë përkujtimore nisën që në mesnatë me një shërbesë në uren Pegasus pranë Ouistreham, cka shënon fillimin e sulmit në Ditën D.
Rreth 160.000 ushtarë nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja zbarkuan në Francë brenda pak orësh mëngjesin e 6 qershorit të 7 dekadave më parë. Gjysma e tyre ishin amerikanë. E ashtuquajtura “D-Day” do të hynte në histori si “dita më e gjatë”. Shumë vdiqën në ditën që shënoi kthesën e madhe drejt clirimit të Kontinetit të Vjetër.
Të mbijetuarit tregojnë se si Normandia u kthye në një fushë varresh. Çdokund kishte të vdekur që duhet të identifikoheshin, thonë ata; një punë shumë e vështirë, sic thone, e cila duhet të kryhej me korrektësi.
Dëshmorët e tyre amerikanët i vunë të prehen në njerën anë të varrezës “La Cambe”, ndërsa gjermanët në anën tjetër. 6-7 vite më vonë, u ndërtua varreza e madhe të ushtarëve në Colleville-sur Mer pranë plazhit Omaha.
Drejtuesit e muzeut të D Day në Portsmouth e vendosin në 4.413 numrin e ushtarëve aleatëve të vrarë në ditën e pushtimit, shifër kjo më e lartë nga sa mendohej deri tani.
Top Channel