Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje
Një nga kandidatët kryesore në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit i mbijetoi sulmit të një kamikazi që vuri në shënjestër makinën e tij dhe ato shoqëruese në Kabul.
Dy civilë humbën jetën nga shpërthimi dhe disa të tjerë u plagosën. Mes të lënduarve janë kandidati Abdullah Abdullah, disa nga truprojat e tij, si dhe disa agjentë policie.
Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit më të fundit që trondit kryeqytetin afgan, por mendohet të jetë vepër e talebanëve për shkak se në mënyrë të përsëritur ata kanë kërcënuar se do ta vënë fushatën elektorale nën shenjën e terrorit.
Shpërthimi i parë u realizua nga një atentator vetëvrasës në bordin e një makine, bëri të ditur një zëdhënës i policisë së Kabulit për BBC.
Ndërsa shpërthimi i dytë, po sipas zëdhënësit, u realizua nga një objekt që ai e quajti “bombë ngjitëse”, por korrespondenti i rrjetit informativ britanik nënvizon se detajet janë ende të paqarta.
Raundi i dytë i presidencialeve në vendin e trazuar do të zhvillohet javën që vjen. I dërguari i BBC saktëson se bëhet fjalë për sulmin e parë ndaj një kandidati për president, që kur nisi fushata elektorale.
Të dy kandidatët afganë po zhvillojnë mitingje të shumta në kryeqytetin Kabul, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Sulmi ndaj zotit Abdullah ndodhi teksa ai po largohej nga një tubim elektoral dhe mediat ndërkombëtare raportojnë se ai i shpëtoi sulmit për fat.
Ndërsa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes e përshkruan ngjarjen duke vënë në dukje panikun që përfshiu të pranishmit pas shpërthimeve.
Top Channel