“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin
Michael Ballack, ish-kapiteni i Gjermaniës, mendon se skuadra e Joachim Low nuk ka në gjirin e saj liderë që mund ta udhëheqin drejt suksesit në Botërorin e Brazilit.
“Për të fituar është thelbësore të kesh personalitet në fushë. Gjermanisë i mungon personaliteti dhe për mua kjo është mungesa e vetme që ka kombëtarja”, tha ish-lojtari i Bayern Munchen dhe Chelsea për ‘Daily Mirror’.
37-vjeçari i cili ka luajtur 98 ndeshje me përfaqësuesen gjermane tha gjithashtu se Mesut Ozil, një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Low-it, nuk është në formën e duhur për këtë turne.
“Duket i humbur në fushë. Që kur ka shkuar tek Arsenali, ka humbur besimin tek vetja. Jemi mësuar që ai të japë më shumë”, tha Ballack.
Top Channel