Pas humbjes me Rumaninë, Shqipëria e Gianni De Biasi-t mundet edhe nga Hungaria me rezultatin 1-0, duke regjistruar humbjen e dytë brenda 4 ditëve.
Edhe kësaj here kuqezinjtë u ndëshkuan në minutat e fundit, duke i dhuruar kundërshtarit një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Priskin. Hungaria fitoi me këtë gol dhe thellon akoma më shumë rekordet në përballjet direkte me përfaqësuesen shqiptare, 5 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje.
Edhe loja ndaj Hungarisë tregoi se kuqezinjtë janë larg asaj çfarë synon trajneri dhe stafi i tij.
Eksperimentet që trajneri italian bëri me skuadrën në këtë miqësore nuk lanë shije të mirë te tifozët, të cilët janë në pritje të një ekipi që këtë herë në eliminatoret e Euro 2016 të bëjë ëndrrën realitet.
Miqësorja e radhës e kombëtares shqiptare do të jetë pas katër ditësh, ajo kundër San Marinos, e cila do të luhet në stadiumit Serravalle të këtij qytet-shteti të vogël.
Top Channel