Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin Prej vitit 2006, askush nuk ka mundur ta ndalë Rentian Sinën. Ai është kampioni i përvitshëm i garave “Rally Albania”. Përjashtim bën viti 2011, kur ai nuk mori pjesë.
Pasionin për makinat 4×4 e ka ushqyer që në fëmijëri, kur lodrat e tij ishin vetëm fouristrada.
Podiumi i fituesit u bë një gjë e zakonshmë për Rentin në Shqipëri dhe, jo pak herë ka triumfuar edhe në garat jashtë vendit; si në Kroaci, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj.
E pashlyeshme në kujtesën e tij është gara në “Dresden Breslau”, në Gjermani. Aktiviteti i dytë në botë, për nga rëndësia, për herë të parë pati një pjesëmarrës shqiptar në vitin 2011.
Kur filloi garimet, në vitin 2006, ai ishte piloti më i ri: vetëm 21 vjeç. Duket se suksesin e kishte parashikuar, pasi punon plot pasion.
Në datën 7 Qershor do të fillojë kampionati i përvitshëm i “Rally Albania”, i kthyer tashmë në një traditë. Këtë vit, priten të marrin pjesë më shumë se 30 makina dhe mbi 100 motorra.
Në mbi 2200 km rrugë, “Rally Albania” është një mundësi e mirë edhe në aspektin e turizmit, pasi promovohen jo pak bukuri natyrore, nga Veriu në Jug.
Top Channel