Beyonce dhe Solange, bashkë në tapetin e kuq

04/06/2014 00:00

Motrat Knowles u shfaqën së bashku të martën në daljen e tyre të parë publike pas incidentit të famshëm, ku Solange sulmoi fizikisht Jay Z në ashensorin e një hoteli dhe videoja e publikuar nga TMZ pushtoi  për disa javë tabloidet në mbarë botën.

Beyonce dhe Solange morën pjesë në një vjetorin e eventit “Chime for Change” në New York. Ato dukeshin të buzëqeshura dhe ishin në sintoni të plotë përsa i përket veshjeve në ngjyrë të bardhë dhe portokalli.

Beyonce  ditët e fundit në Instagram ka shpërndarë për ndjekësit e saj momente të lumtura nga pushimet  me familjen.

Së shpejti reperi Jay Z dhe diva e muzikës botërore, Beyonce do të nisin edhe turin botëror të koncerteve ,“On the run tour”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta