Beyonce dhe Solange, bashkë në tapetin e kuq
04/06/2014 00:00
Motrat Knowles u shfaqën së bashku të martën në daljen e tyre të parë publike pas incidentit të famshëm, ku Solange sulmoi fizikisht Jay Z në ashensorin e një hoteli dhe videoja e publikuar nga TMZ pushtoi për disa javë tabloidet në mbarë botën.
Beyonce dhe Solange morën pjesë në një vjetorin e eventit “Chime for Change” në New York. Ato dukeshin të buzëqeshura dhe ishin në sintoni të plotë përsa i përket veshjeve në ngjyrë të bardhë dhe portokalli.
Beyonce ditët e fundit në Instagram ka shpërndarë për ndjekësit e saj momente të lumtura nga pushimet me familjen.
Së shpejti reperi Jay Z dhe diva e muzikës botërore, Beyonce do të nisin edhe turin botëror të koncerteve ,“On the run tour”.
Top Channel