Anesteziti amerikan dhe ish-mjeku i Formula 1, Gary Hartstein shprehet pesimist për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher, i cili ndodhet në spital qysh prej 30 dhjetorit të vitit 2013, pas incidentit me ski.
“Jam pothuajse i sigurt që nuk do kemi më lajme të mira për gjendjen shëndetësore të Michael”, thotë Hartstein në blogun e tij.
“Nuk kam asnjë informacion të brendshëm, por nëse do të kishte lajme të mira do të ishim informuar. Nuk do të kishte sens që të mos i japësh adhuruesve të tij lajmet e mira nëse ato janë”, thotë mjeku.
Sipas Gary Hartstein, “shanset e marrjes së vetes pas gjashtë muajsh janë minimale dhe pothuajse çdo person në një gjendje vegjetative e ka të pamundur të rifitojë vetëdijen brenda një viti”.
Top Channel