Ribery mund të mungojë në Botëror
02/06/2014 00:00
Vihet në dyshim pjesëmarrja në Botëror e Franck Ribery pasi sulmuesi francez vazhdon të ketë probleme në shpatull dhe duhet të bëjë një pushim “prej disa javësh”, siç bëjnë të ditur mediat franceze.
“Nuk e di nëse do të jem, është e ndërlikuar”, pati thënë Ribery të dielën për gazetën gjermane ‘Bild.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) nuk ka dhënë detaje për gjendjen e futbollistit të Bayern Munchen. Sulmuesi nuk luajti të martën ndaj Norvegjisë, në ndeshjen që “Blutë” fituan 4-0 dhe gjithashtu nuk luajti në ndeshjen e djeshme ndaj Paraguajit (1-1).
Franca është në grupin E të Botërorit së bashku me Hondurasin, Zvicrën dhe Ekuadorin.
Top Channel