Menjëherë sapo u mësua se këngëtarja në ceremoninë martesore mes Kanye West dhe Kim Kardashian do të ishte Lana del Rey mediat rozë nisën të ngrenë pyetjen; sa është paguar?

Ditët para dhe pasi cifti tha ‘po’ nisën të qarkullonin shifra nga më marramendëset. Diku flitej për 2 milion dollarë, diku për 3 e diku për një shumë akoma më të madhe, por të papërcaktuar. Por sa fitoi vërtet Lana? Kureshtjen e mediave rozë e ka shuar vetë këngëtarja 27-vjeçare.

“Nuk do të pranja kurrë para prej një miku që më fton të këndoj në dasmën e tij”, iu përgjigj ajo pyetjeve të gazetarëve.

27-vjeçarja shtoi se këndimi në një ceremoni martesore ishte një përvojë e mrekullueshme, ndërsa mbajti premtimin e mëhershëm “se do të këndonte falas nëse ftohej nga miqtë për të kënduar në dasmën e tyre”.

Top Channel