Rama: Do ta rilindim Gjirokastrën

31/05/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejrori i Fondacionit Amerikano Shqiptar të Zhvillimit, vizitoi qytetin e Gjirokastrës nga ku bëri publik planin e qeverisë për ndryshimin e këtij qytetit, të cilin e cilësoi si vlerë të madhe e qytetërimit europian.

“Është një qytet që është braktisur e rrënuar ndër vite. Ne do fillojmë ndërhyrje masive në 29 rrugë dhe më pas me lidhjen e qytetit me liqenin përmes një rruge të re, duke krijuar kushte tërësisht të reja në gjithë parkun e liqenit. Ndërkohë, do përgatitemi për një projekt për marrjen në dorë të gjitha monumentet e kategorisë së parë, duke i kthyer në instrumenta të zhvillimit ekonomik dhe turizmit, që sot Gjirokastrës i mungon shumë”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama nuk kurseu as batutat për trafikun e drogës gjatë vizitës së kryer në Muzeun e Armëve në kalanë e Gjirokastrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta