“The Sex Factor”, reality i parë për pornostar

30/05/2014 00:00

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisë reality i parë për pornostar  “The Sex Factor”, që pritet të zbulojë një yll të ri të fimave “hard”.

16 konkurrentë, 8 meshkuj dhe 8 femra do të përpiqen për të demonstruar se ata e kanë faktorin “sex”.  Provat në të cilat priten të vihen konkurrentët ende nuk janë bërë të ditura, por nuk është shumë e vështirë për t’i imagjinuar.  Juria do të përbëhet nga 5 ekspertë të botës së pornos dhe çmimi final do të jetë 1 milionë dollarë.

16 konkurrentët  do të gjykohen nga një votim i publikut. Reality do të xhirohet në San Francisco dhe pritet të fillojë  tetorin e ardhshëm. Mes anëtarëve të jurisë  do të jenë  Keiran Lee, pornostar anglez, Tori Black, aktore në rreth 300 filma “hard”, Lexi Belle, Remy LaCroix dhe Belle Knox. Fituesi ose fituesja e “The Sex Factor”, përveç çmimit prej 1 milionë dollarësh do të shfaqet në një film “hard” me 2 nga anëtarët e jurisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel