Ruçi pret kreun e social-demokratëve në KiE

30/05/2014 00:00

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, z.Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetarja e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Valentina Leskaj, priti paraditen e të premtes në një takim të veçantë Kryetarin e Grupit Parlamentar të Social-Demokratëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andreas Gross, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, z.Ilir Meta.

Gjatë takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, Kryetari i Grupit Parlamentar, njëherësh Kryetari i Asamblesë Parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi, shprehu bindjen për suksesin e qeverisë dhe Parlamentit në realizimin me sukses të “detyrave të shtëpisë” në përputhje me prioritetet e vendosura nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

Top Channel