SHBA dhe Iran janë në luftë, por fqinj në Botërorin e futbollit, 130 km që ndajnë dy botët
Rafael van der Vaart nuk do të luajë në Botërorin e Brazilit për shkak të një dëmtimi në pulpë që pësoi gjatë stërvitjes së ditës së martë dhe në këtë mënyrë Holanda humb një element shumë të vlefshëm.
“Brazil 2014” do të ishte Botërori i tretë në karrierë për 30-vjeçarin pasi ka qenë në skuadrën holandeze në vitet 2006 dhe 2010.
Mesfushori i Hamburgut ka debutuar me “Tulipanët” në vitin 2001 dhe ka luajtur 109 ndeshje me kombëtaren.
Holandës do i mungojnë në këtë kompeticion edhe Kevin Strootman e Gregory van der Wiel.
Skuadra e drejtuar nga Van Gaal do të ndeshet në grupin B të Botërorit me Spanjën, Australinë dhe Kilin.
Top Channel