Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” për të folur mbi gjendjen e tensionuar politike që po mbizotëron në prag të vendimit për marrjen e statusit.

Ristani ka thënë se protestat do të vazhdojnë, por do të ketë edhe forma të tjera të presionit opozitar. Ndërsa mbi reformën në drejtësi ai ka thënë se ajo nuk ekziston, por po tentohet kapja e të gjitha pushteteve nga zoti Rama.

Pandi Gjata: Greva e urisë e punonjësve të shkarkuar nga administrata mbylli ditën e saj të 7. Deri ku do të shkohet me këtë grevë?

Arben Ristani: Kjo është një situatë shumë e keqe që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë. Kjo është një grevë reale që po rrezikon jetën e atyre njerëzve. Ndërkohë, pati edhe një tjetër vetëvrasje për arsye të shkarkimit nga puna. Këta janë njerëz në krizë që nuk kanë të ushqejnë familjet e tyre dhe kjo padrejtësi e madhe që po bëhet kërkon patjetër një zgjidhje. Kërkesat e grevistëve janë tërësisht legjitime. Kjo çështje po shkon në shurdhërinë e zakonshme të kësaj qeverie dhe nuk po shoh ndonjë zgjidhje.

Pandi Gjata: A do të ketë protesta të tjera, si është e organizuar PD-ja?

Arben Ristani: Kemi të bëjmë me një trafik të çmendur të drogës, konfirmimet po vijnë çdo ditë. Kemi të bëjmë edhe me një symbyllje apo siç thotë edhe kryetari i PD ‘sy shkelje të qeverisë ndaj trafikut të drogës’. Dhe në një situatë të tillë duhet të ketë një reagim nga qytetarët dhe opozita.

Pandi Gjata: Mund të na thoni disa prej detajeve të axhendës së re të opozitës?

Arben Ristani: Ajo që është e sigurt është se protestat do të vazhdojnë. Ne do të ndjekim edhe forma të tjera të presionit opozitar, në mënyrë që ta detyrojmë qeverinë që të marri masat e duhura dhe mundësisht dorëheqjen e Kryeministrit. Fakti që ai e mbështeti trafikun e drogës duke u tallur me qytetarët dhe opozitën. Fakti që të gjitha këto ngarkesa që kalojnë nga brigjet shqiptare drejt Italisë apo drejt Greqisë duhet të kishte një përgjegjës. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara revoltën popullore.

Pandi Gjata: Ka datë të caktuar kur do të jetë protesta e radhës?

Arben Ristani: Datë nuk ka sepse ne jemi duke i menduar mirë gjërat.

Pandi Gjata: Pas disa javësh do të kemi vendimin për statusin. Gjithë ky përshkallëzim i situatës, a mund të ketë një ndikim pas 3 javësh?

Arben Ristani:
Është absolutisht meritë e PD-së që çoje deri në dhënien e rekomandimeve pozitive nga PE për ta marrë statusin. Sot e gjithë lufta jonë i shkon në mbështetjen e statusit. Shqiptarët në vetvete, pavarësisht Kryeministrit të tyre, e meritojnë të jenë pjesë e Europës së bashkuar.  

Pandi Gjata: Aktualiteti i ditëve të fundit është përqendruar tashmë tek ajo që konsiderohet si një ndër reformat më të rëndësishme, ajo në drejtësi. Cili do të jetë qëndrimi i PD-së për këtë reformë?

Arben Ristani: Nuk kemi të bëjmë me një reformë në kuptimin e një dokumenti, pasi flitet për një reformë, por nuk ka një platformë të shkruar, në mënyrë që të gjithë të dimë se pse bisedojmë.

Pandi Gjata: Drafti për KLD-në është bërë publik.

Arben Ristani: Kur flasim për reformë duhet të kapen thelbet e sistemit. Nëse flasim për të zëvendësuar një personalitet me një tjetër nuk kemi të bëjmë me reformë. Dokumenti duhet për të biseduar me të gjithë aktorët dhe faktorët e drejtësisë. Në mënyrë që të tërhiqeshin mendimet. Një punë e tillë nuk ekziston. E vetmja platformë që po konturohet është kapja e të gjitha pushteteve nga zoti Rama. Kjo është një reformë për keq, e cila e nxjerr sistemin shqiptar nga binarët e demokracisë dhe e fut tek autokracia apo dhe te diktatura. Vërtet flitet për korrupsion në drejtësi, por ai ushqehet pasi nuk është vetëm në aty. Korrupsioni ka përfshirë në përgjithësi shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm gjyqësorin.

Pandi Gjata: Zgjidhja vjen me një vullnet politik të palëve?

Arben Ristani:
Sigurisht, pasi në të kundërt kemi të bëjmë vetëm me synime për ta vendosur nën diktatin e një force të caktuar.

Pandi Gjata: Ju si grup parlamentar do të vijoni marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin?

Arben Ristani:
Marrëdhënia jonë me Parlamentin po vështirësohet dita ditës, në sallën e tij dhe në komisionet parlamentare. Gjatë ditës së djeshme pati një dhunë të ushtruar nga disa deputetë socialist ndaj deputetit Strazimiri, një veprim jo vetëm i paligjshëm, por edhe i turpshëm, i cili në fakt pasqyron të gjithë psikologjinë e dhunës së krijuar nga Rama. Lidhja me krimin, mbështetja te krimi nuk mund të sjellin një klimë të paqtë në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA