Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin Dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti në Val Passiria, gjatë një ekzibicioni të Mercedesit në grumbullimin e kombëtares gjermane para fillimit të Botërorit.
Piloti i DTM-së, Pascal Wehrlein, për të shmangur veturën e drejtuar nga piloti i Formulës 1 Nico Rosberg, ka përfunduar jashtë rruge duke shtypur një punonjës sigurie dhe një turist 63-vjeçar. I moshuari është dërguar në spitalin e Bolzanos me dëmtime të rënda.
Sipas ‘Bild’, në bordin e makinës së drejtuar nga Wehrlein ka qenë mbrojtësi Benedikt Hoewedes, ndërsa në makinën e Rosbergut, Julian Draxler. Të dy këta lojtarë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
19-vjeçari Wehrlein, një talent i madh i kampionatit DTM, ka frenuar fort për të shmangur me Rosbergun. Nga frenimi i fortë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur dy burrat që po qëndronin afër vendit ku po kryhej ekzibicioni.
Top Channel