Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Presidenti francez, Francois Hollande ka deklaruar se BE duhet të reformojë dhe reduktojë pushtetin e tij, pas rritjes së mbështetjes për euroskeptikët dhe partitë e ekstremit të djathtë.
Zoti Hollande, partia e të cilit u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e javës së kaluar për Parlamentin Evropian, tha se BE është bërë shumë kompleks dhe i largët.
Si përgjigje, ai do t’u propozojë liderëve të BE-së në Bruksel se duhet të fokusohen në nxitjen e ekonomisë. Tre blloqet e mëdha pro-evropiane janë ende drejt formimit të shumicës.
Por ata kanë humbur vende në Parlamentin Evropian nga partitë që kërkojnë të kufizojnë pushtetin e BE-së, apo që propozojnë shkrirjen e unionit, mes të cilave britanikja Partia e Pavarur, që doli e para në votimin e brendshëm me 27 për qind.
Në Francë, e djathta ekstreme Fronti Kombëtar arriti një fitore bindëse me rezultatet paraprake që flisnin për 25 për qind të votave, duke nxjerrë socialistët e zotit Hollande në vendin e tretë.
Në një fjalim televiziv, zoti Hollande, mbështetës i devotshëm i BE-së, se Unioni është kthyer në një institucion “të largët dhe të pakuptueshëm” dhe kjo sipas tij duhet të ndryshojë.
“Europa duhet të jetë e thjeshtë, e qartë, efikase aty ku duhet dhe të tërhiqet nga diçka nëse nuk është e nevojshme”, deklaroi Hollande.
Ai tha gjithashtu se Unioni e ka kaluar krizën në eurozonë, “por me çfarë çmimi? Me disa masa që kanë çuar në dekurajimin e qytetarëve”.
“Kur liderët e BE-së të takohen të martën, unë do të riafirmoj qëndrimin se prioritet është rritja, vendet e punës dhe investimet”, shtoi presidenti francez.
Top Channel