Bayern Munchen, marka më e shtrenjtë

26/05/2014 00:00

Bayern Munchen është marka më prestigjioze në botën e futbollit. Raporti I këtij viti i “Brand Finance Football 50”, një kompani kjo e licencuar për vlerësimin e markave ka vendosur kampionët e Gjermanisë në vendin e parë.

Edhe pse kanë një ulje deri në 9 milion euro, baravarezët kanë arritur të ruajnë pozitat në vendin e parë me 659 mln euro.

Fitimi i Champions League i ka rritur vlerat Real Madrid-it, i cili është ngjitur në vendin e dytë me 565 milion euro.

Për shkak të rezultateve jo të mira këtë sezon, Manchester United ka zbritur një pozicion më poshtë me 543 milion euro.

Në listën e 10 markave më të kushtueshme në futboll janë Barcelona, Manchester City apo dhe Borusia Dormund.

Ndërkohë që bie në sy mungesa e klubeve italiane, të cilat tashmë janë parakaluar edhe nga Paris Saint-Germain, një klub i cili falë investimeve arabe është kthyer në një markë globale.

Top Channel