F1, kaska speciale e Vettelit për Monakon
23/05/2014 00:00
Me rastin e Cmimit të Madh të Monakos, gara më e veçantë e kalendarit të Formulës 1, pilotët zakonisht ndryshojnë dizajnin e kaskës së tyre për të nderuar këtë event.
Të njëjtën gjë bëri edhe Sebastian Vettel. Në provat e lira të ditës së enjte, kampioni në fuqi u prezantua me një kaskë të mbuluar me një shtresë metalike duke ngjarë si një gladiator i vërtetë.
Duket se piloti i Red Bullit është gati për “luftë”.
Top Channel