Koretë, anija veriore qëllon jugoren

22/05/2014 00:00

Korea e Veriut ka qëlluar disa raketa në ujërat territoriale të diskutuara, pranë një anijeje të Koresë së Jugut, ka njoftuar ushtria koreano-jugore.

Ngjarja ka ndodhur pranë një ishulli, në kufirin e diskutueshëm perëndimor, raporton agjencia e lajmeve “Yonhap”. Të martën ishte Jugu që qëlloi disa herë si paralajmërim ndaj tre anijeve të Veriut, të cilat kishin kaluar kufirin detar. Nga ana e tij Peniani deklaroi se do të hakmerrej.

Lidhur me incidentin, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul deklaroi: “Raketat ranë pranë anijes tonë që po kryente një patrullim të rregullt në territorin tonë, por nuk shkaktuan dëme”.

Sipas raportimeve të mediave lokale, por edhe atyre evropiane, anija jugore qëlloi disa raketa si kundërpërgjigje. Rrjeti televiziv lokal YTN raportoi se banorët e ishullit ku ndodhi ngjarja u evakuuan nga frika.

Tensionet mes dy vendeve fqinje janë rritur shumë së fundmi, me Penianin që përdor terma fyese dhe ofenduese ndaj liderëve në Seul dhe Uashington, raporton korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson.

Veriu dhe Jugu kryejnë rregullisht patrullime në kufirin detar perëndimor, që prej kohësh ka qenë një “mollë sherri” mes dy Koreve. Në 2010, disa raketa të qëlluara nga një anije ushtarake veriore vrau katër persona.

Top Channel