Sergio Ramos: Atletico është favorit

20/05/2014 00:00

Sergio Ramos mendon se Atletico Madrid është favorit për të fituar Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi i Real Madrid thotë se kundërshtarët e së shtunës nisen të avantazhuar pasi sapo janë shpallur kampionë të Spanjës.

Finalja – Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua. Kisha vite që e prisja të luaja një ndeshje të tillë dhe shpresoj që ta fitojmë për veten dhe tifozët. Është i vetmi trofe që më mungon. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe dhe ta fitojmë.

Forma e dobët në fund të kampionatit – Nuk mendoj se do të ndikojë. Jemi të përqendruar tek finalja dhe nuk është momenti për të folur për kampionatin.

Favoriti në Lisbonë – Atletico Madrid është favorit, është kampioni i Spanjës. Vitet e mëparshme kemi qenë ne favoritë ndaj tyre, këtë radhë e meritojnë ata të jenë favoritë.

Top Channel