Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Në prag të zgjedhjeve europiane, në program më 25 Maj, Partia Demokratike italiane i bën një thirrje të veçantë shqiptarëve me banim në Itali.
Në një video rreth tre minutëshe, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe anëtarë e aktivistë të Partisë Socialiste e të Forumit të të Rinjve Socialistë shqiptarë, u bëjnë thirrje emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote, që të zgjedhin Partinë Demokratike të Matteo Renzi-t, si dhe Martin Schulz, për postin e kryetarit të Komisionit Europian.
Nisma është marrë nga seksioni shqiptar i Partisë Demokratike italiane, i kryesuar nga Ismail Ademi.
Llogaritet që nënshtetësinë italiane e kanë marrë rreth 70 mijë shqiptarë, duke përfshirë edhe të miturit. E pikërisht atyre, që kanë pasaportën italiane, u drejtohet videomesazhi në fjalë, që përmend edhe shifrat e pranisë shqiptare në Itali.
Ai mbërrin pas një tjetër thirrjeje të ngjashme, të bërë nga kryministri shqiptar përpara pak kohësh. Gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit në Torino, ai deklaroi: “Nuk duhet ta lini t’iu ikë kjo mundësi. Pa asnjë dyshim, votoni për Partinë Demokratike italiane, që është e vetmja forcë e madhe e këtij vendi”.
Top Channel