Cristiano: Do të jem 100% për finalen

20/05/2014 00:00

Cristiano Ronaldo bëri të qartë se do luajë finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Atletico Madrid dhe shtoi se ka besim që do të jetë 100% në formë.

Sulmuesi portugez tha për televizionin e Realit të Madridit se ndihet shumë mirë dhe se do të jetë në maksimumin e tij.

Rreziku – Askush nuk do që të humbasë një finale si kjo. Kemi dy vite që e kërkojmë dhe e presim me padurim. Nëse nuk ma lejon fiziku, nuk shembet bota. Por, mendoj se do të luaj. Kam shumë besim se do të luaj.

Dëmtimi në fund të sezonit – Gjëra që ndodhin. Është normale pasi stërvitemi shumë dhe luajmë shumë. Ndonjëherë fiziku nuk mban më. Të gjithë lojtarët dëmtohen.

Ndeshje e rëndësishme – Stërvitemi gjithë vitin për të luajtur një ndeshje si kjo. Pres që të japim maksimumin dhe që të na mbështesin jo vetëm tifozët tanë, por edhe portugezët.

Optimizmi i Atletico Madrid – Fitorja e kampionatit i ka bërë mirë. Janë të lumtur dhe me moral të lartë, por finalja është tjetër çështje. Është një ndeshje 50 me 50, por unë jam i bindur që do të fitojmë.

Top Channel