“Shqipëria 2030”, si ndahet “torta” e 114 projekteve me 7.38 miliardë euro, infrastruktura merr pjesën më të madhe, energjia dhe arsimi 70 investitorë austriakë kanë mbërritur në Tiranë duke shoqëruar vizitën zyrtare të presidentit të këtij vendi, i konsideruar ndër 5 shtetet me investime të huaja direkte më të larta në Shqipëri.
“Ne besojmë se potenciali i plotë i raporteve tregtare midis vendeve tona nuk është arritur ende”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Duke vënë në dukje këtë fakt, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dikasteri i të cilit në zhvillim të asaj që ka vendosur si prioritet, diplomacinë ekononomike, organizoi takimin mes investitorëve austriakë dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, renditi serinë e masave nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit.
“Mbetet shumë për të bërë në përthithjen e investimeve strategjike austriake në Shqipëri. Problematikat e bizneseve të huaja dhe atyre austriake në vendin tonë janë në fokus të kësaj qeverie, e cila synon përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend dhe krijimin e një klime të shëndetshme për tërheqjen e investimeve të huaja duke luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe informalitetin në ekonomi duke adresuar çështjen e titujve pronësorë, duke përmirësuar performancën e administratës tatimore dhe doganore dhe duke riformuar plotësisht sistemin e rimbursimit të TVSH-së”, u shpreh Bushati.
Megjithë evidentimin e një sërë sektorësh potecialë për investime austriake në Shqipëri, si energjia, infrastruktura, mjedisi apo shërbimi, turizmi mbetet konstatja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Kryesisht jemi bazuar në llojet e turizmit që ne kemi mundësi të zhvillojmë: turizmi kulturor, turizmi i natyrës, agroturizmin duam ta zhvillojmë. Burimet financiare janë modeste, por do të mundohemi që të shikojmë paralelisht mundësinë e investitorëve dhe donatorëve që mund të na ndiihmojnë në projekte të veçanta”, deklaroi ministrja Eglantina Gjermeni.
Përveç bashkëpunimit ekonomik, në takim u vlerësua edhe roli historik i Austrisë në mbështetje të Shqipërisë, po aq sa edhe në procesin integrues të Shqipërisë.
Top Channel